Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, kamioni i zë rrugën automjetit, plagoset nëna me dy fëmijët  

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, kamioni i zë rrugën automjetit, plagoset nëna me dy fëmijët  

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lushnje-Fier, ku një automjet ku udhëtonin burrë e grua dhe dy fëmijët, është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni që i ka zënë rrugën. Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur nëna me dy fëmijët, të cilët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel