VIDEO/ Balliu: Koçiu, ministrja e Postës, jo e Brendshme. Në Shqipëri jeta është bërë e pasigurtë

VIDEO/ Balliu: Koçiu, ministrja e Postës, jo e Brendshme. Në Shqipëri jeta është bërë e pasigurtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, ka kritikuar rëndë qeverinë për situatën e sigurisë të krijuar në Shqipëri, duke e përshkruar realitetin aktual si ‘të pasigurt për jetën dhe ushqimin’. ‘E vetmja gjë, dhe realiteti sot në vend është se ne kemi zero siguri qoftë për jetën, si dhe për ushqimin. Sot fëmijët tanë janë të pasigurtë në shkolla, sot jetët tona janë të pasigurta në rrugët e Tiranës, ne e kemi parë se si në ‘Don Bosko’, në Shkodër, në Memaliaj se, si qytetarët shqiptarë kanë mbetur viktima të bandave që sjellin në pushtet Edi Ramën,’ tha Balliu. Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi, Balliu shtoi se situata shëndetësore dhe sigurimi i ushqimit janë po...