Serbia mban paradën ushtarake me 10 mijë trupa, MiG-29, dronë e avionë! Dodik krah Vuçiç! Policia ndalon studentët

Serbia mban paradën ushtarake me 10 mijë trupa, MiG-29, dronë e avionë! Dodik krah Vuçiç! Policia ndalon studentët

Një paradë ushtarake nën sloganin "Forca e Unitetit" u mbajt sot në Beograd të Serbisë. Mbi 10.000 trupa parakaluan në paradë, së bashku me mbi 2.500 armë dhe pajisje ushtarake, ndërsa u ekspozuan mbi 600 automjete, 70 avionë dhe 20 anije, bënë të ditur autoritetet Njëkohësisht, një grup qytetarësh, me thirrjen e studentëve protestues, u mblodhën "në mbështetje të ushtrisë". Studentët u penguan nga pjesëtarë të Xhandarmërisë, të cilët i shpërndanë dhe i rrethuan, duke mos u lejuar pjesëmarrjen në paradë. Parada ushtarake në Beograd përfundoi me shfaqjen e flotës ajrore të vendit. Gjatë kësaj shfaqje fluturuan avionë luftarakë MiG-29 mbi zonën ku u mbajt parada ushtarake. Ata u shoqëruan nga avionë bombardues "Shqiponja", të ndjekur nga një fluturim i avionëve transportues "Supergaleb" dhe avionëve...