Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Shpallen “Dëshmorë të Atdheut” 32 të rënë në Luftën e Koplikut më 1920 në 105- vjetorin e saj
32 dëshmorë i janë shtuar altarit të Atdheut, si të rënë në Luftën e Koplikut në vitin 1920. Familjarë të tyre, kanë marrë shenjën dalluese të këtij statusi të nderuar, pikërisht gjatë ceremonisë përkujtimore të 105- vjetorit të kësaj faqeje të rënndësishme të ruajtjes së integritetit territorial të Shqipërisë në një periudhë kur akoma ishin në diskutim kufinjtë e saj. Në fjalën e rastit, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka folur për rëndësinë e kësaj ngjarje, duke vënë theksin tek nevoja e përcjelljes së mesazhit të saj edhe tek brezat e rinj. Në vijim, Marinaj dhe autoritetet e pranishme kanë dorëzuar shenjat dalluese të “Dëshmor i Atdheut” familjarëve të 32 të rënëve në Luftën e Koplikut. Nga 26 korriku e deri më 21...