Negociatat me BE-në/ Rama tregon prapaskenat: Di apo s’di! E bën apo s’e bën, kisha frikë se do lëmë nam

Negociatat me BE-në/ Rama tregon prapaskenat: Di apo s’di! E bën apo s’e bën, kisha frikë se do lëmë nam

Kryeministri Edi Rama ka treguar disa nga prapaskenat gjatë rrugëtimit për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij, Rama thekson se në momentin që do të hapeshin negociatat, kishte frikë se çfarë do të bënim më pas. Por siç theksoi Rama administrata e vendit mori duartrokitje nga Brukseli. “Ministria ka një barrë shumë të madhe në procesin e negociatave të anëtarësimit. Është pozitive që në krye vjen një ndër negociatorët tanë më të dalluar, i cili ka mbuluar atë pjesë të llogores së negociatave që i përkiste Ministrisë së Brendshme. Por këtu ka kapacitete dhe këtu janë edhe sfidat që lidhen me themeloret. Përtej kësaj, Ministria e Drejtësisë ka edhe plot sfida të tjera që lidhen me sistemin penitenciar, me gjithë problematikat dhe...