Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një mijë emigrantë kaluan Kanalin e Anglisë brenda një dite/Starmer kërkon të forcojë marrëveshjen me Francën
Më shumë se një mijë njerëz kaluan Kanalin e Anglisë të premten me qëllim të mbërrinin në bregdetin britanik, sipas Ministrisë së Brendshme. 1.072 persona lundruan me 13 varka në Kanal, sipas shifrave zyrtare, që tregojnë sfidën me të cilën po përballet qeveria e Keir Starmer ndërsa përpiqet të vërë nën kontroll krizën. Që nga fillimi i vitit, 32,102 persona raportohet se kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes La Manshit. Ministrat shpresojnë që marrëveshja “një brenda, një jashtë” me Francën do të veprojë si një pengesë, duke u treguar emigrantëve se do të kthehen mbrapsht nëse përpiqen të kalojnë Kanalin. Por shifra e kalimeve të një dite më parë tregon se politika deri më tani ka pasur pak ndikim tek emigrantët dhe trafikantët e qenieve njerëzve. Sipas...