Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Java e katërt e Superiores, kryeqyteti kërkon “ringjalljen”
Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë me javën e katërt, ku programi rezervon ndeshje mjaft interesante dhe me peshë për renditjen. Pas tre javëve të para, Elbasani ka befasuar me kryesimin, ndërsa disa prej skuadrave të mëdha, si Tirana, Dinamo dhe Partizani, ende nuk kanë treguar fytyrën e vërtetë. PARTIZANI – ELBASANI Takimi i parë i javës sjell një përballje mes një pretendenti tradicional dhe surprizës së këtij sezoni. Partizani, me vetëm 4 pikë, ka nevojë urgjente për të fituar për të mos humbur kontaktin me kreun. Në krahun tjetër, Elbasani vjen i paprekur pas tre javëve dhe kërkon të konfirmojë formën e mirë në një transfertë të vështirë. EGNATIA – TIRANA Një nga ndeshjet më të forta të javës. Kampionët e Egnatias kanë pasur luhatje, por luajnë...