Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Negociatat me BE: Shqipëria plotëson kriteret për kapitullin e bujqësisë
Procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian ka hyrë në një fazë delikate, teksa vendi ka përmbushur të gjitha detyrimet teknike për hapjen e klasterit të fundit – Grupkapitullit 5, që përfshin bujqësinë dhe kohezionin, ka mësuar Albanian Post. Megjithatë, përparimi nuk është përmbyllur për arsye që lidhen më shumë me “kriterin politik” të Kopenhagës, sesa me përputhshmërinë ligjore me acquis-në e BE-së. Burime nga delegacionet negociuese, në kushte anonimiteti, i thanë Albanian Post se “procesi teknik është formalizuar dhe përmbyllur”, përmes “dy raundeve të pyetësorëve zyrtarë të dërguar nga Komisioni Evropian” dhe përgjigjeve të dhëna nga pala shqiptare. Kjo përmbushje nënkupton se Shqipëria ka arritur standardin e kërkuar në kriterin e tretë të Kopenhagës – EU acquis criteria, që lidhet me zotësinë për të zbatuar legjislacionin e BE-së në fushat përkatëse. Sipas kornizës së zgjerimit të BE-së, procesi...