Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
I shpallur në kërkim për dy vepra penale, kapet 39 vjeçari në Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, finalizuan operacionin policor të koduar “Time”, duke kapur një shtetas të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të kryera në rrugën “Kastriotët”, u arrestua një 39 vjeçar, i kërkuar për dy vepra penale. Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim. Po ashtu, ai është dënuar me 1 muaj e 10 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit...