Rama ‘qetëson’ opozitën: Diskutojnë si do vjedhë “Diella”, se kur je hajdut aty të rri mendja

Rama ‘qetëson’ opozitën: Diskutojnë si do vjedhë “Diella”, se kur je hajdut aty të rri mendja

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar detyrat e minstres virtuale Diella e cila sipas tij, do të ndërhyjë në rregullimin e problemeve të sistemit që favorizojnë korrupsionin me tenderat publikë. Zërave të opozitës se kjo gjetje është provokim, mëkat apo çmenduri, Rama u është përgjigjur se në një kohë të shkurtër, do të ketë Diella të tjera në qeveri. “Do të vijë shumë shpejt. Dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë me proceset që lidhen me AI për të arritur t’i shërbejnë më mirë publikut dhe shumë më performues. Diskutojnë sot si do të vjedhë Diella. E keni dëgjuar? Sepse kur je hajdut aty të rri mendja si do të vjedhë ai tjetri gjënë që do ta vidhje për vete por s’po të bie rruga...