Bashkia e Vlorës pa kryetar, Bledi Çuçi mbledh këshilltarët socialistë: Duhet një emër unik për pasuesin e Dredhës

Bashkia e Vlorës pa kryetar, Bledi Çuçi mbledh këshilltarët socialistë: Duhet një emër unik për pasuesin e Dredhës

I deleguari politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi dje një mbledhje me kryesinë e këshilltarëve socialistë në Vlorë, në selinë e partisë, për të diskutuar mbi emrin që do të propozohet si pasues i kryebashkiakut Ermal Dredha. Burime nga takimi bëjnë me dije se Çuçi ka theksuar se nuk është mirë që këshilltarët socialistë të dalin me disa emra në mbledhjen e të hënës, ndaj duhet të ketë një kandidaturë të vetme. Sipas tij, duke qenë se problematika më e madhe ka qenë tek puna publike dhe infrastruktura, emri më i përshtatshëm për të zëvendësuar Dredhën është Elis Halili. Megjithatë, ky propozim nuk ka qenë emri i vetëm. Në mbledhje mori pjesë edhe vetë Ermal Dredha, i cili shprehu keqardhjen për lënien...