“Së shpejti, ministrat ‘jo njeri’ do jenë normalitet”/ Rama: Vetëm hajdutët diskutojnë si do vjedhë Diella

“Së shpejti, ministrat ‘jo njeri’ do jenë normalitet”/ Rama: Vetëm hajdutët diskutojnë si do vjedhë Diella

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish kritikave për për ministren e Inteligjencë Artificiale të prokurimeve publike, Diellën. Ai parashikoi se së shpejti, ministrat me Inteligjencë Artificiale do të jenë normalitet, ndërsa shtoi se vetëm ata që kanë vetë në mendje të vjedhin, “kanë hall’ se si do të vjedhë Diella. “Ç’është ky mëkat, ç’është kjo çmenduri, ministër shteti jo njeri. Unë mendoj se në një kohë shumë më të shkurtër se sa mund të imagjinojmë, ministrat jo njeri nëpër qeveri do të jenë një normalitet. Do të vijë shumë shpejt, ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë në proceset që lidhen me AI për t’i shërbyer më mirë publikut. Diskutojmë sot si do vjedhë Diella, sepse kur je hajdut aty...