“Shumë shpejt ministra AI”/Rama u përgjigjet kritikave për Diellën: Kur je hajdut, të rri mendja si do vjedhë ai tjetri

“Shumë shpejt ministra AI”/Rama u përgjigjet kritikave për Diellën: Kur je hajdut, të rri mendja si do vjedhë ai tjetri

Gjatë prezantimit të Ministrit të Drejtësisë, kreu i qeverisë tha se teknologjia digjitale dhe IA janë bekim për vendet në zhvillim. “Sot bëhet diskutimi se si ka mundësi, ca është ky provokim, mëkat, ca është kjo çmenduri. Ministër shteti jo njeri. Unë mendoj që në një kohë me të shkurtër, Ministri jo njeri nëpër qeveri do jetë një normalitet. Do vijë shumë shpejt. Ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë në procese që lidhen me AI, për të arritur ti shërbejmë shumë më mirë publikut. Diskutohet sot si do vjedhë Diella. Kur je hajdut aty të rri mendja si do vjedhë ai tjetri atë gjën qe ti do ta vjedhësh për vete por s’të bie rruga andej. Si shkon mendja një njeriu...