PD: Diella, një mekanizëm informal për të kontrolluar tenderat. Rama e shpiku pasi askush nuk po i firmoste urdhërat e paligjshëm

PD: Diella, një mekanizëm informal për të kontrolluar tenderat. Rama e shpiku pasi askush nuk po i firmoste urdhërat e paligjshëm

Partia Demokratike ka denoncuar nismën e Kryeministrit Edi Rama për krijimin e një “ministre virtuale” të quajtur Diella, e cila do të mbikëqyrë tenderat publikë. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cilësoi këtë nismë si një “mekanizëm informal dhe antikushtetues” që synon të përqendrojë pushtetin absolutisht në duart e Kryeministrit. Sipas Genta Vangjelit, ky koncept i ri u shpik si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të nëpunësve të administratës publike për të zbatuar urdhra të paligjshëm në procesin e prokurimeve. Në njëdeklaratë nga selia blu këtë të shtunë ajo argumentoi se, pavarësisht pretendimeve të Ramës për transparencë dhe pakorruptueshmëri, “ministrja virtuale” ngre shqetësime serioze ligjore dhe kushtetuese: Mungesë e bazës ligjore: Koncepti i një “ministri virtual” nuk ekziston në Kushtetutë apo në ligjet...