Aksidenti fatal në Vorë, arrestohen dy persona

Aksidenti fatal në Vorë, arrestohen dy persona

Personi që shihni në foton e mësipërme është 35-vjeçari Flobert Ajazi, pronar i një biznesmi makinash, i cili humbi jetën në aksidentin e trefishtë të regjistruar mëngjesin e në autostradën Tiranë-Durrës, në dalje të Vorës. Automjeti i tij u përplas me dy makina të tjera, ku për pasojë 35-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa dy pasagjerët në makinën e tij mbetën të plagosur. Policia Rrugore raportoi sot se ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të tjera, shtetasit F. H., 31 vjeç dhe B. G., 24 vjeç. “Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit F. H., 31 vjeç dhe B. G., 24 vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, automjetet që drejtonin janë përfshirë në një përplasje me automjetin me drejtues F. A., 35 vjeç....