Edi Rama jep lajmin surprizë: Shumë shpejt “Diella” do të ketë fëmijë! Ja punët që do të lehtësohen për qytetarët

Edi Rama jep lajmin surprizë: Shumë shpejt “Diella” do të ketë fëmijë! Ja punët që do të lehtësohen për qytetarët

Kryeministri Edi Rama tha se do të shtohen ministrat virtual, duke i cilësuar si fëmijët e “Diellës”. Rama, gjatë kohë që po prezantonte ministrin e drejtësisë nënvizoi se po mendohet për ndërmjetësimin me inteligjencë artificial edhe të çështjeve civile, ku sipas tij do të lehtësonte shumë punë për qytetarët. “Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me inteligjencë artificiale të çështjeve civile. Është plotësisht e mundur që njerëzit të mos harxhojnë lekë, të mos harxhojnë kohë, të mos harxhojnë energji dhe të mos lënë mendjen e kokës nëpër procese të pafundme. Kur fare mirë mund të kalojnë në proceset e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do të ketë së shpejti. Dhe shumë gjëra të tjera që duhet t’i shohim dhe duhet t’i bëjmë. Teknologjia dhe inteligjenca artificiale...