“S’do ndërhyjmë asnjëherë te çështjet e Drejtësisë”/ Zotimi i Ramës: Largimi i duarve të pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi

“S’do ndërhyjmë asnjëherë te çështjet e Drejtësisë”/ Zotimi i Ramës: Largimi i duarve të pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi

“S’do ndërhyjmë asnjëherë te çështjet e Drejtësisë”, ishte zotimi i kryeministrit Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallarit. Edi Rama: Ne nuk kemi hyrë për asnjë rast dhe në asnjë rast në përmbajtjen e një çështjeve me të cilën është marrë drejtësia dhe nuk duam ta bëjmë këtë dhe nuk do ta bëjmë. Aq më tepër në rastet kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e vetë. Unë besoj se kjo rikujtesë është shumë e rëndësishme për të gjithë ju, edhe për pjesën e drejtimit politik të Ministrisë, por edhe për pjesën e shërbimit civil se ky është një mision i madh kombëtar që do të bëjë në fund fare edhe diferencën, a...