Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari shqiptar pranë Kapshticës

Po transportonte 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari shqiptar pranë Kapshticës

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar dhe ka arrestuar 50-vjeçarin shqiptar që e transportonte. Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës. Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi. Ata kanë ndërhyrë duke ndaluar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me 21.5 kg heroinë. Top Channel