”Diella do të ketë fëmijë”/ Rama paralajmëron çmendurinë e rradhës: Do ndërmjetësojnë çështjet civile të njerëzve

”Diella do të ketë fëmijë”/ Rama paralajmëron çmendurinë e rradhës: Do ndërmjetësojnë çështjet civile të njerëzve

Futja e Inteligjencës Artificiale në të gjitha Ministritë dhe institucionet, duket se është një nga prioritetet e qeverisë Rama 4. Kryeministri, teksa prezantoi ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se një nga punët e kësaj Ministrie do të jetë ndërmjetësimi me Inteligjencë Artificiale i çështjeve civile të qytetarëve. Kështu, Kryeministri tha se do të ketë më shumë zyrtarë të krijuar përmes Inteligjencës Artificiale, që Rama i quajti fëmijët e Diellës. “Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti. Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse...