Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Drejtësia nuk është më ‘mashë’ e interesave të pushtetit politik”/ Rama: Do të vazhdojmë të përmirësojmë standardet
Kryeministri Rama ka prezantuar edhe ministrin e ri Besfort Lamallari si ministër i Drejtësisë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Besfort Lamallari zëvendëson Ulsi Manjën në krye të dikasterit. Kryeministri gjatë fjalës së tij nënvizoi se drejtësia është një ndër shtyllat e rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian. “Nuk është e thjeshtë të rritet e të marrë formë krijesa e një drejtësia të pavarur në një shtrat të përgjakur, të një drejtësie që ka qenë mashë e interesave të pushtetit politik. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe nuk ndryshojmë në këtë pikë. Jemi të detyruar që këto lloj dhimbjesh që ndryshe nga ju flas për shërbimin civil na i bie t’i përjetojmë si pjesë e qënies tonë politike. Qoftë kur dikush ndër ne mëkaton...