Shëndetësia në pikë të hallit/ Rama flet si nga planet tjetër: Do e rregullojmë me inteligjencë artificiale

Shëndetësia në pikë të hallit/ Rama flet si nga planet tjetër: Do e rregullojmë me inteligjencë artificiale

Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, Kryeministri Edi Rama bëri një sërë premtimesh, duke folur për transformimin e sistemit shëndetësor. Ai theksoi “arritjet” e mandateve të kaluara dhe paralajmëroi se në mandatin e katërt do të fusë Inteligjencën Artificiale (IA) në spitale. Rama deklaroi se janë në diskutime për një partneritet strategjik me një kompani të njohur ndërkombëtare në fushën e IA-së për shëndetësinë. “Janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështetemi, si krijimi i mëtejshëm dhe zgjerimi i aleancave me ekselencat ndërkombëtare dhe futja me përparësi e inteligjencës artificiale në sistemin tonë shëndetësor,” tha Rama. Por, ndërsa shefi i qeverisë bën premtime futuristike, realiteti në sistemin shëndetësor publik paraqet një panoramë krejt tjetër. Shqipëria përballet me probleme...