Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Falcao dhe “flirti” me Real Madridin: Perez ma bëri ofertën në një pecetë, ishte moment shumë i sikletshëm…
20 Shtator 2025 11:28 Alfred Lleshi Radamel Falcao ka rikujtuar një nga episodet më të veçanta të karrierës së tij. Gjatë një bisede me ish-shokun e skuadrës Mario Suárez, sulmuesi kolumbian tregoi se si Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, e tentoi në kulmin e karrierës. E bëri këtë me gjestin e papritur, një pecetë. Ngjarja ndodhi gjatë një gala-je, me Íker Casillas dhe gazetarë të Atletico Madridit pranë. Florentino i dha Falcaos pecetën për të firmosur, duke imituar gjestin e famshëm me Zinedine Zidane më 2000. “Më tha ta ruaja, ta fshihja. Ishte shumë e sikletshme, sepse kisha gjithë njerëzit e Atletico Madridit përreth”, – kujtoi Falcao. Kolumbiani, simbol i Atletico Madridit, e dinte që ta pranonte do të ishte e pamundur, jo vetëm...