KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja, kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja, kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

Katër parti të reja që garuan në parlamentaret e 11 majit 2025, kanë përfituar kompensim financiar pas zgjedhjeve. Vendimi, që Report Tv e disponon, është marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Kompensimi financiar është në masën e 12,7 milionë lekë në vota për 4 parti. Bëhet fjalë për “Lëvizja Bashkë”, “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, “Partia Mundësia” dhe “Partia Koalicioni Euroatlantik”. Konkretisht, Lëvizja Bashkë do të përfitojë 2.3 milionë lekë, Lëvizja Shqipëria Bëhet do të marrë 3.8 milionë lekë kompensim financiar, për Partinë Mundësia do të shpërndahen 4.6 milionë lekë dhe 1.9 milionë lekë të tjera do të jepen për Partia Koalicioni Euroatlantik. Pra, në total, bëhet fjalë për një shumë prej 12.7 milionë lekësh. PARTITË QË MARRIN KOMPENSIM FINANCIAR PASZGJEDHOR DHE SHUMA E PËRFITUARLëvizja Bashkë 2.307.418...