Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, u prezantua para uniformave të bardha këtë të shtunë në mëngjes në një ceremoni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shprehu vlerësime për Salan, ndërsa tha se objektivi i mandatit të katërt është vijimi i transformimit të sistemit të shëndetësisë. “Jam besimplotë për të ardhmen e shërbimit shëndetësor sot, kur ju prezantoj me ministren e re të Shëndetësisë. Jam i bindur se shumëkush e njeh si studente të dikurshme me shkëlqim në Fakultetin e Mjekësisë, që për gati 30 vite ka zhvilluar një karrierë ndër më mbreslënëset. Ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në spitalet më të njohura të botës, ka punuar...