Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme ministren e re të shëndetësisë, Prof. Dr. Evis Salën. Gjatë fjalës së tij në qendrën Spitalore Universitare, Rama tha se në mandatin e katërt priten transformime në shërbimin shëndetësor në vendin tonë. “Jam krenar dhe shpresëplotë për të ardhmen e shërbimit tonë shëndetësor. Sot duhet t’ju prezantoj me shefen e re të shërbimit të shendetësisë, Evis Sala”, tha Rama. Ai theksoi se një nga shtyllat ku do të mbështeten është edhe futja e përparësisë së inteligjencës artificiale në sistemin shëndetësor. “Në mandatin e tretë rritëm në mënyrë të konsiderueshme pagat e mjekëve. Në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit, asaj që shërbimi ynë shëndetësor t’ju ofrojë...