PD: Rama shpiku Diellën pasi askush nuk po i firmoste urdhërat e paligjshëm

PD: Rama shpiku Diellën pasi askush nuk po i firmoste urdhërat e paligjshëm

Në një deklaratë tpër media, zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për krijimin e një strukture të jashtëligjshme dhe të papërgjegjshme institucionale, të cilën ajo e cilëson si “ministrja virtuale Diella”. Sipas Vangjelit, kjo nismë është një mekanizëm informal i ngritur për të anashkaluar ligjin dhe për të përqendruar kontrollin e prokurimeve publike në një dorë të vetme, atë të Kryeministrit, nën petkun e një entiteti të paidentifikuar ligjërisht. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Refuzimi i administratës publike për të zbatuar urdhrat e paligjshëm, ka sjellë shpikjen e ‘ministres virtuale’ Diella nga Kryeministri Rama. Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët...