Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Karvani “Fiat Topolino” përshkon Shqipërinë, Rama: Makinat retro bashkohen me kulturën dhe mikpritjen shqiptare
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video që bashkon pasionin për makinat retro me shpirtin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në video shfaqet udhëtimi i një karvani makinash të “Fiat Topolino” që nis nga Kruja, për të kaluar nëpër qytete të ndryshme në jug. “Me udhëtimin magjepsës të karvanit Fiat Topolino, që nga Kruja, Berati, Vlora, Llogaraja e deri në Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec, duke bashkuar pasionin për makinat retro me kulturën dhe mikpritjen shqiptare, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar kryeministri krahas videos së publikuar në Facebook. Tashmë është bërë traditë që nëpër sheshet e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, prezantohen makinat retro për të gjithë të apasionuarit. Makina Fiat Topolino, ikonë e historisë së automobilave, është shndërruar...