“Ministri AI, tërësisht çmenduri”/ Studiuesi i njohur: Rama po konkurron të bëhet kryeministri më qesharak

“Ministri AI, tërësisht çmenduri”/ Studiuesi i njohur: Rama po konkurron të bëhet kryeministri më qesharak

Analisti politik dhe studiuesi i njohur i Ballkanit, Jasmin Mujanović, ka bërë një reagim ironik, pasi Kryeministri Edi Rama emëroi ministren e AI “Diellën”. Me anë të postimi në rrjetin social “X”, Mujanović shkrun se Rama po bën një përpjekje shumë serioze për tu shpallur udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI. Analisti në reagimin e tij ka përmendur edhe momentin në Parlament ku “Diella” mori fjalën dhe u shpreh se ishte e lënduar. “Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur ‘udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI’. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me ‘ministren e AI’ si një manovër publicitare. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se...