Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Erdogan flet për takimin me Trump javën e ardhshme: Biseda me mikun tim të çmuar do shërbejë për shuarjen e luftërave në rajonin tonë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkroi në rrjete sociale në lidhje me takimin e njoftuar nga presidenti amerikan më 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë. “Gjatë takimit tonë në Shtëpinë e Bardhë me homologun dhe mikun tim të çmuar, Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të diskutojmë shumë çështje me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara, me të cilët kemi marrëdhënie të gjera strategjike, kryesisht në tregti, investime dhe industrinë e mbrojtjes. Unë besoj se takimi që do të zhvillojmë me Presidentin Trump do të kontribuojë në përfundimin e luftërave dhe konflikteve në rajonin tonë, brenda kuadrit të vizionit tonë të përbashkët për paqen botërore, dhe do të forcojë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona”, shkroi presidenti Turk. Değerli mevkidaşım ve dostum ABD Başkanı...