Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Deri 350 tonë kokainë në vit/ Investigimi i medieve të huaja: Klani Çopja-Çela e siguronte drogën direkt nga prodhuesit
Nga Simon Lopez Ortega, Caras&Caretas Një nga klanet shqiptare më me ndikim në trafikun në shkallë të gjerë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës u rrëzua muajin e kaluar pas arrestimit të njëmbëdhjetë prej anëtarëve kryesorë të tij mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Republikës Dominikane. Goditja kryesore u bë në gusht, në Shqipëri, mbi bazën e një hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kërkoi nga Gjykata e Posaçme e Shqipërisë të lëshonte 16 urdhër-arreste. Nga kontrolle të ndryshme në Elbasan (qendra e operacioneve të organizatës) dhe qytete të tjera shqiptare u arrestuan dhjetë anëtarë të klanit, mes tyre një nga drejtuesit, Ervis Çela dhe vëllai i tij, Ardian Çela. Ndërkohë që drejtuesi kryesor i organizatës, Franc...