Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
ILD injoron Ramën dhe refuzon të nisë hetim ndaj prokurores Elsa Gjeli, Metani “siluron” kryeministrin pas…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të mos nisë një hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila ishte akuzuar nga qeveria për mosveprim ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit, duke injoruara kështu kryeministrin Edi Rama. Në një letër drejtuar ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ILD bën me dije se pas verifikimeve paraprake të ankesës së dorëzuar më 10 korrik 2025, nuk janë konstatuar elementë juridikë apo faktikë që të ngrejnë dyshime të arsyeshme për nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Gjeli. “Arkivimin pas verifikimit të ankesës së Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj.Elsa Gjeli, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të...