Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Aksident në Sarandë-Delvinë, plagoset një grua
                            Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë–Delvinë, në fshatin Shijan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin Opel. Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.