Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U kap duke transportuar kokainë, arrestohet 22-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës
Një 22-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune (20 shtator), pasi u u kap në flagrancë në autostradën Tiranë-Durrës duke transportuar pako me kokainë. Sipas Policisë, i riu dyshohet se do ta shiste kokainën në doza në disa zona në Tiranë si Yzberisht, Kashar dhe “Ali Dem”. Ai u kap në afërsi të Vorës, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjet një pako me 564 gramë kokainë. Policia njofton se vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.