Përplasen 2 automjete në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset pasagjerja

Përplasen 2 automjete në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset pasagjerja

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë–Delvinë, në fshatin Shijan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin Opel. Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.