U kap në autostradën “Tiranë-Durrës” duke transportuar pako me kokainë që do i shiste, arrestohet 22-vjeçari

U kap në autostradën “Tiranë-Durrës” duke transportuar pako me kokainë që do i shiste, arrestohet 22-vjeçari

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili u kap në autostradën “Tiranë-Durrës” duke transportuar pako me kokainë që do i shiste në zona të kryeqytetit.kanabis pako Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trekëndëshi”. U kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari. Sekuestrohen pakoja me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën “Tiranë-Durrës”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Trekëndëshi”. Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe...