Kultivoi kanabis në oborrin e banesës, arrestohet i riu në Kurbin

Kultivoi kanabis në oborrin e banesës, arrestohet i riu në Kurbin

Policia e Kurbinit ka zhvilluar një aksion për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga ka rënë një 23-vjeçar pasi kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Shpërdhet, në Kurbin. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.