Një dëshmitar britanik pritet të dëshmojë për tre ditë radhazi në Speciale

Një dëshmitar britanik pritet të dëshmojë për tre ditë radhazi në Speciale

Dëshmia e dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të vazhdojë. Dëshmitari i radhës pritet të dëshmojë për tre ditë me radhë dhe, sipas njoftimit të Speciales, ai është shtetas britanik. “Seancat do të rifillojnë të hënën, më 22 shtator, në ora 09:00, kur pritet të nisë dëshminë një dëshmitar i ri i mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale. Të enjten, në Speciale, e ka përfunduar dëshminë ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës, Paul Williams, i cili dëshmoi për një ditë e gjysmë, duke sqaruar rolin e tij në proceset diplomatike dhe negociatat ndërkombëtare të Kosovës. Williams ofroi detaje mbi vendimet strategjike dhe komunikimet mes udhëheqësve kosovarë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në ditën e parë të dëshmisë së...