Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rishikohet formula e ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor dhe ndarje e re territoriale
Brenda këtij mandati, synimi i qeverisë është për të pasur një ndarje të re territoriale, me më pak bashki, sikundër deklaroi edhe vetë Kryeministri Edi Rama më 11 shtator 2025. Objektivin për këtë ndarje të re e ka shpalosur edhe në programin qeverisës. “Reforma e re administrative territoriale 2.0 dhe përshtatja e saj me standardet e BE-së deri në vitin 2027. Forcojmë kapacitetet sipërmarrëse të bashkive përmes një ligji të ri për shoqëritë vendore dhe qeverisjen e ndërmarrjeve publike lokale”, thuhet në programin e qeverisë. Prej vitit 2015 qeveria ka ndarjen territoriale me vetëm 61 bashki dhe 12 qarqe, nga 373 njësi të qeverisjes vendore që ishte përpara. Po ashtu do të rishikohet edhe formula e ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor. Fuqizojmë financiarisht dhe nxisim...