Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama urdhëroi shkarkimin e tij, Erion Veliaj nis betejën kundër kryeministrit, kryebashkiaku kërkon të jetë prezent…
Pasi kryeministri Edi Rama urdhëroi shkarkimin e tij, kryebashkiaku i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se ka vendosur të nisë “rezistencën” apo betejën. Konkretisht, Veliaj i ka drejtuar dje një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të jetë i pranishëm në mbledhjen që është planifikuar për të martën, ku do diskutohet për shkarkimin e tij. Veliaj e quan anti-kushtetues vendimin për shkarkimin e tij, teksa shton se argumenti me të cilin ai pritet të shkarkohet (mungesa prej më shumë se 3 muajsh), nuk është si pasojë e vullnetit të tij. Më tej ai bën fajtor sistemin e drejtësisë për situatën e krijuar dhe shton se shkarkimi politik i tij nuk i jep zgjidhje, por veçse shton edhe më tej shkeljet Kushtetuese. Më...