Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bardhi zbulon emrin ‘surprizë’ në kabinetin “RAMA 4”: Tregoi se e mban nën presion dhe shantazh kryeministrin
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ndërsa komentoi përbërjen e qeverisë së re, ka pohuar se surpriza më e madhe ishte rikonfirmimi i Belinda Ballukut në pozicionin e saj. I ftuar në një emision, Bardhi tha se kjo tregon edhe njëherë se Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit. “Për mua, surpriza më e madhe e kabinetit të ri qeveritar ishte rikonfirmimi i personit më të korruptuar në 35 vite qeverisje demokratike, që është zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Kjo tregon edhe njëherë se ato që qarkullojnë si fjalë në ambientin politik dhe mediatik që zonja Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit apo për shkak të lidhjes me krimin e organizuar që ajo ka, rezultuan të vërteta”, tha...