Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Mot i kthjellët e vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme! Temperaturat deri në 34 gradë Celsius
                            Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.