Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Aksident nga përplasja e 2 automjeteve në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, në Shijan
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë–Delvinë, në fshatin Shijan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin Opel. Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.