Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koleksioni i botimeve religjoze, dikur pjesë e kishave dhe katedraleve do të ekspozohet për herë të parë në MKAM
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore organizon ekspozitën me libra dhe botime religjoze, pjesë e fondit muzeal të tij. Koleksioni i botimeve religjoze, dikur pjesë e kishave dhe katedraleve, do të ekspozohet për herë të parë në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar më 24 shtator në qytetin e Korçës. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar u hap në vitin 1980 dhe përmban një nga koleksionet më të mëdha në botë përsa i përket artit ikonografik, prej shekullit të 13-të deri në shekullin e 20-të. Në një material më parë, thuhej se qëllimi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar është mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore dhe vlerave të paçmuara që formësojnë historinë e vendit tonë dhe transmetimi i tyre...