E dinit? Hormonet mund t’i bëjnë gratë të shpenzojnë më shumë para pak ditë para periodave

E dinit? Hormonet mund t’i bëjnë gratë të shpenzojnë më shumë para pak ditë para periodave

Një studim i ri ka hedhur dritë mbi një sjellje të zakonshme që shumë gra e kanë vënë re tek vetja: shpenzimet impulsive pak ditë para periodave. Sipas hulumtimit të kryer nga Universiteti i Hertfordshire në Mbretërinë e Bashkuar dhe të botuar në revistën Personality and Individual Differences, ndryshimet hormonale gjatë fazës luteale të ciklit menstrual, që ndodh rreth 10 ditë para periodave, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen e konsumit. Studiuesit shpjegojnë se gjatë kësaj faze, nivelet hormonale ndikojnë në rregullimin e emocioneve dhe në përballimin e stresit, duke e shtyrë trupin drejt kërkimit të shpërblimit të menjëhershëm. Kjo shpesh reflektohet në blerje të paplanifikuara, që shkojnë nga produkte kozmetike e veshje, deri te gjëra që nuk janë domosdoshmërisht të nevojshme. “Ajo dëshira...