Kapet në Spanjë banda shqiptare e grabitjeve nëpër vilat luksoze

Kapet në Spanjë banda shqiptare e grabitjeve nëpër vilat luksoze

Policia Kombëtare në Málaga ka goditur një bandë kriminale me origjinë shqiptare, e cila kishte planifikuar një seri të re grabitjesh në vila dhe shtëpi luksoze. Dy të rinj shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, u arrestuan në një bujtinë në qendër të qytetit teksa përgatitnin një tjetër valë grabitjesh në lagje rezidenciale. Hetimet e para tregojnë se ata ishin pjesë e një grupi ‘me karakter itinerant’, i cili gjatë muajit gusht kishte kryer 11 grabitje me thyerje në shtëpi të banuara në zonat El Candado, Guadalmar dhe Churriana. Sipas policisë, autorët vepronin gjithmonë në orët e vona të natës, duke kapërcyer muret rrethuese të vilave dhe duke hapur me forcë dritare ose dyer me mjete të posaçme. Ata mbanin kapuçë për të fshehur fytyrat dhe...