Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarak rusë. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar, duke theksuar se NATO mbetet e bashkuar. “Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë. @Tsahkna #NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, shkruan Spiropali.