Zelensky: Shkelja e hapësirës ajrore e Estonisë nuk është rastësi

Zelensky: Shkelja e hapësirës ajrore e Estonisë nuk është rastësi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar me tone të forta pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë ushtarakë rusë, duke e cilësuar incidentin si “të papranueshëm” dhe pjesë të një fushate më të gjerë destabilizuese nga Moska. Në një deklaratë publike, Zelensky theksoi se ky veprim nuk është një rastësi, por pjesë e një strategjie të qartë të Kremlinit kundër vendeve të NATO-s dhe Perëndimit në përgjithësi. “Kjo nuk është rastësi. Është një fushatë sistematike ruse kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit,” u shpreh presidenti ukrainas. Ai bëri thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar nga aleatët perëndimorë, duke theksuar se veprimet e Moskës kërkojnë masa të forta dhe të menjëhershme. “Duhet një përgjigje sistematike. Veprime të forta janë të...