‘Piranjat’ fusin në kurth ‘këngëtaren’ e Fier-Sheganit, kënga që i këndon PS-së është ‘e vjedhur!’

‘Piranjat’ fusin në kurth ‘këngëtaren’ e Fier-Sheganit, kënga që i këndon PS-së është ‘e vjedhur!’

“Këtu në Fier-Shegan, mbarë në Myzeqe, mirësevjen mandat i katërt, lulëzon jetë e re. Ta gëzoj Partia Socialiste mandatin e katërt!” Kjo këngë, me një urim në fund për Partinë Socialiste të Shqipërisë është kënduar dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, nga zonja Feride Krakulli, për qejfin e saj, në oborrin e shtëpisë. Mirëpo kënga nuk mbeti vetëm në rrjetet sociale të zonjës, por u shpërnda edhe në faqe të tjera online, ndaj dashur padashur zonja Feride u kthye në një personazh që na ngacmoi kuriozitetin për ta njohur më shumë, por dhe për t’i kërkuar diçka që në fakt i takon gazetarit Freard Rista. Ky i fundit do të hiqej si nipi i të ndjerit, këngëtarit popullor Llazar Prifti (personazh i krijuar), ndërsa...