Fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë, futbollisti vendos të tërhiqet nga futbolli

Fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë, futbollisti vendos të tërhiqet nga futbolli

Jérôme Boateng, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, ka shpallur këtë të premte, në moshën 37-vjeçare, tërheqjen zyrtare nga futbolli profesionist. Nëpërmjet një mesazhi emocional në rrjetet e tij sociale, qendërmbrojtësi komunikoi vendimin për të varur këpucët, duke i dhënë fund një karriere gati dydekadëshe, të mbushur me trofe. Jérôme Boateng është një nga futbollistët më të dekoruar të Gjermanisë: Futbollisti gjerman i vitit (2016), 1x Kupë Bote, 2x Champions League,9x tituj të Bundesligës. Boateng, i cili ishte pa skuadër që nga largimi nga LASK Linz në Austri në muajin gusht, e krijoi legjendën e tij kryesisht te Bayerni i Mynihut, klub ku qëndroi për një dekadë (2011–2021). Me fanellën bavareze, ai u bë shtyllë e mbrojtjes dhe ndërtoi një palmares të jashtëzakonshëm që...