Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhunohet një punonjës policie në Fushë-Krujë, identifikohet autori
Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij. Autori i dyshuar i sulmit është A.M., tashmë i identifikuar nga autoritetet. Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Më shumë detaje priten në orët në vijim.